Ushtria izraelite sulmon pikat e këmbimit monetar në Gaza, vjedh paratë dhe arreston pronarët

Ushtria Izraelite, ka shkatërruar me tritol pikat e këmbimit monetar në Gaza, duke thyer kasafortat dhe vjedhur paratë e palestinezëve.

Gazetar palestinezëngriti alarmin se përmes pronarët e këtyre pikave të kembimit valutor jane arrestuar dhe po torturohen ndërsa u janë shpërthyer kasafortat dhe marrë paratë.

Duke ju referuar informacioneve të BBC, AFP apo The Manchester Guardian, Gazetari Thanasi i krahasoi këto sulme me Natën e Kristalte” (Kristallnacht) e nentorit 1938 ne Gjermani, ku nazistët u vodhën dhe dogjën pronat dhe me pas vranë mijëra çifutë.

Statusi i Plotë

Kristallnacht me perdorim edhe C4 ne Bregun Perendimor te Lumit Jordan!
Te dashur miq ushtaret izraelite me uniforme dhe me shenjat dalluese ushtarake kane sulmuar shume zyra kembimi valute ne zonen e Bregut Perendimor te Lumit Jordan territor teorikisht i qeverisur nga Autoriteti Palestinez!!
Ushtaret izraelite kane shperthyer me dinamit kasafortat dhe kane marre sasi te konsiderueshme shekelet dhe valutat e huaja te siguruara ne keto kasaforta. Me pas jane arrestuar pronaret e ketyre zyrave te kembimit te valutave.
Sinqerisht u befasova per te keq nga keto veprime banditeske te kryera nga trupa te njeres prej ushtrive me profesioniste te botes. Automatikisht kete fund dhjetori 2023 mu kujtua Nata e Kristalte” (Kristallnacht) e nentorit 1938 ne Gjermani.
Hordhite naziste te perbera nga SA, SS, nga rrugecerit e Hitlerjungen-it dhe fanatike te NSDAP-it te shoqeruar me police me uniforme thyen, plackiten e dogjen mijera e mijera biznese ende ne pronesi te cifuteve te shumevuajtur gjermane.
Vetem ne Argjendarine gjigande “Margarf”, prone cifute, u grabiten arturina me vlere 1,7 milion USD te kohes dmth thuajse 600 milion USD te sotme. Kasaforta e argjendarise u thye duke perdorur lidite (lende plasese). Me urdher te Dr. Goeblesit, Gauleiter i Berlinit, policia e Berlinit vuri ne dispozicion te llumit nazist dy hajdute profesioniste kasafortash, per te thyer kasaforten super te sigurte “Hartmann Tresore” te Argjendarise “Margraf”.
Ushtria izraelite per thyerjen dhe plackitjen e kasafortave te biznesmeneve palestineze perdori specialiste xheniere deri ne graden major (kjo info me burime palestineze ende nuk eshte konfirmuar nga burime te pavarura,).
Vartesit e Heydrich arriten te zbulojne sasi te vogla te arturinave e gureve te cmuar te vjedhur ne kete argjendari. Nje pjese e konsiderueshme e mallit te vjedhur kishte perfunduar ne shtepite dhe te familjaret e gjerarkeve naziste, ku nuk mberrinte dot as dora e zevendes Reichsfuhrer SS Heidrich i Gestapos.
Sinqerisht une shpresoj se tere shekelet e valutat e plackitura ne keto dyqane palestinezesh jane dorezuar me procesverbal te rregullt nga trupat e IDF-se!!!!
P.S.
Sic duket nga print screen dhe fotot per postimin tim jam mbeshtetur te publikime te BBC, AFP apo The Manchester Guardian (rasti Margraf). Po ashtu kam cituar edhe procesverbalin e mbledhjes se autoriteteve te larta te Rajhut Gjerman i dates 12 nentor 1938. Procesverbali eshte konsultuar nga burime te Jewish Virtually Library. Linku: https://www.jewishvirtuallibrary.org/discussion-by-the-authorities-following-kristallnacht

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne