Ushtria siriane vret kreun e Daesh-it

Njësitë e Armatës Arabe vazhdojnë të kryejnë operacione të përqendruara që synojnë mbetjet e Daesh-it (ISIS-it) në zonën Basin al-Yarmouk në provincën Daraa, njoftoi Agjencia e Lajmeve SANA.

Njësitë e ushtrisë janë të angazhuara në përleshjet e dhunshme me terroristët e Daesh-it në periferi të qytetit Shaxhara dhe se ata shkatërruan bazat dhe makina për prodhimin e bombave për organizatën terroriste, si dhe merren me bombarduesit vetëvrasës që po përpiqen të pengojnë avancimin e ushtrisë.

Korrespondenti tha se ushtria ka ndërprerë rrugët e furnizimit dhe lëvizjes së terroristëve, përveç eliminimit të një numri të terroristëve duke përfshirë edhe “emirin” e Daesh-it në al-Shaxhara, një terrorist me nofkën “Ebu Walid al-Masri”.

Ai shtoi se ka pasur aeroplanë të zbulimit izraelit duke fluturuar pranë al-Shaxhara në kohën kur sulmuesit vetëvrasës terrorist po përpiqeshin të arrinin pozicionet e ushtrisë.

Në një shënim përkatës, korrespondenti më vonë tha se njësitë e inxhinierisë së ushtrisë që kërkuan rrethinën e al-Shaxharës gjetën një raketë TOW të SHBA-ve dhe IEDs në një nga skutat e Daesh-it, përveç pajisjeve të lënë pas nga “Helmetat e Bardha” së bashku me prodhimet ushqimore izraelite dhe miellin e prodhuar në SHBA.

Burimi : IRNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne