Vajza e ish-spiunit rus thotë se dëshiron të kthehet në Rusi

Yulia Skripal, e cila u helmua në muajin mars në Britani bashkë me babain e saj, tha në një deklaratë se donte që më në fund të kthehej në Rusi, por së pari duhej që të bëhej më mirë.

“Unë dola nga spitali më 9 prill, por trajtimi im vazhdon ende”, tha Yulia Skripal në një deklaratë për Reuters, e cila u transmetua në televizionin kombëtar në Rusi. “Në të ardhmen shpresoj të kthehem në shtëpine time, në vendin tim,” tha ajo.

33-vjeçarja foli nga një vend i paidentifikuar. Ajo mbante veshur një fustan ngjyre blu të celur dhe buzëqeshte ndërsa filloi të fliste. Duke folur në gjuhën ruse, ajo tha se i ishte mirënjohës diplomatëve rusë për ndihmën e tyre, por tha se ajo “nuk ishte gati” që të pranonte ndihmesë nga ambasada ruse në këtë fazë. “Unë nuk dua të hyj në detaje, por vetëm do të doja të thosha se trajtimi ishte i vështirë dhe shumë depresiv”, tha ajo në paraqitjen e saj të parë për media që nga helmimi i 4 marsit.

“Po përpiqem që një ditë të filloj të ndihmoj babain tim derisa të shërohet plotësisht,” shtoi ajo.

“Jeta ime ka ndryshur krejtësisht dhe tani po përpiqem të bëj ndryshime të pabesueshme në jetën time, fizike dhe shpirtërore”.

Sergei dhe Yulia Skripal u gjetën pa ndjenja në një stol në qytetin anglez Salisbury në mars, gjë që shkaktoi një krizë të thellë diplomatike mes Moskës dhe Londrës, e cila tha se një agjent nervor i zhvilluar  në Bashkimin Sovjetik ishte përdorur kundër tyre.

Yulia Skripal ishte duke vizituar babain e saj gjatë kohës kur ndodhi sulmi.

Sergei Skripal ishte zhvendosur në Britani në vitin 2010 si pjesë e një shkëmbimi spiunësh pasi ishte burgosur në Rusi me akuzën për shitje sekretesh për inteligjencës britanike, ndërkohë që punonte për GRU, agjencia e jashtme e zbulimit ushtarak të Rusisë./AFP/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne