Vaksina e Oxfordit nje Sukses. por… kujdes nga vaksinimi

Nga Pirro Prifti

Një nga mënyrat për të shpëtuar nga infeksioni i Covid-19, dhenjë nga sfidat kryesore për të ndaluar Pandeminë nga ky virus qëpo shkakton probleme të rënda shëndetësore në popullatë dhemortalitet të lartë sidomos në moshat e treta është vaksinimi ipopullatës. Shumë laboratore po punojnë për të realizuar njëvaksinë efikase dhe shumë para janë derdhur nga shtete tëndryshme kryesisht SHBA, BE dhe Rusia për të përgatitur njëvaksinë  që të do kishte efekte të mira dhe pa probleme anësore rënda nga vaksinimi.

Vaksina është një rrugë efektive , e saktë dhe e thjeshtë për tëmbrojtur njerëzit nga sëmundje të rrezikshme para se këtosëmundje të bien në kontakt me ta. Vaksina përdor mbrojtjennatyrale të trupit të njeriut për të ndërtuar një rezistencëspecifike ndaj një infeksioni specific duke e bërë systeminimunitar të organizmit më të fortë, duke ndihmuar organizminpër të krijuar antikorpe (antitrupa) të cilat shkatërrojnë virusinose bakterien kur ato hyjnë në organizëm. Vaksinat përmbajnëviruse jo të gjallë ose viruse të dobësuar apo proteina të viruisit,e për pasojë nuk shkaktojnë rrezik nga komplikacionet. Vaksinatbëhen me injeksione por mund të jepen dhe nga goja ose me spray në hundë. Sot aktualisht ka rreth 20 lloje vaksinash qëluftojnë sëmundje si difteria, tetanozi, pertussis, influenca, fruthi, hepatitis B etj.

Efektet anësore të vaksinave  janë të pakta dhe të përkohëshmesi p.sh., temperature, febrile , ënjtje në vëndin e injeksionit, ndërsa efekte të rënda anësore janë shumë të rralla.

Vaksinat licensohen në organizata shëndetësore serioze si FDA (Federal Drugs Agency), OBSH, dhe para se të licensohen atotestohen nëpër disa faza para se të miratohen për përdorim.

Problemi kryesor për COVID -19 është se vaksinat që janë nëfazat kërkimore para se të miratohen janë të një tipi të rip ra tëtipit mRNA (acidi ribonukleinik mesenger), dhe mund të jenëmë të lehta për tu prodhuar dhe nuk kërkojnë 1-2 vjet si vaksinattradicionale.

Kjo sepse një vaksinë mRNA, kur injektohet, individi merrmaterial genetic mRNA i cili kodifikon proteinat virale. Kur atoinjektohen në krah, qelizat muskulare i `përkthejne` ato duke ibërë proteina virale direct në trupi e individit.

Kodet e vaksinës mRNA janë vetëm fragmente cilësore tëproteinës së virusit dhe kjo i jep sistemit imunitar të individit cfarë virusi duke por pa i shkaktuar individit sëmundjen e këtijvirusi. Pa injektimit të mRNA, kjo molekulë drejton prodhimin e proteinës brënda qelizës  muskulare e cila arrin kulmin brënda24-48h dhe mund të vonojë disa ditë.

Sidoqoftë sfidë mbetet mungesa e stabilitetit të trashëguar tëkësaj vaksinë sepse ajo mund të shpërbëhet në temperatura jo shumë të ulta. (https://theconversation.com/hoë-mrna-vaçines-from-pfizer-and-moderna-ëork-ëhy-theyre-a-breakthrough-and-ëhy-they-need-to-be-kept-so-cold-150238).

Tani që shkruajmë, janë katër vaksina që janë në fazën e tretë tëkontrollit.

Vaksina më e saktë duket vaksina e Oksfordit OXFORD -AZ  e cila paraqitet efikase tek grupet e individëve të moshuar. Ështëpërdorur në 23 mijë individë si grup kontrolli dhe nuk ka paturraste të shtrimit në spital për shkak të efekteve anësore nga kjovaksinë Kjo vaksinë paraqet 70% efikacietet dhe sipasUniversitetit të Oksfordit vaksina paraqiti në dy grupe AZD1222 ka efikacietet respektivisht 90% dhe 62%.

Duket sikur kjo vaksinë e Universitetit të Oksfordit/AstraZenekaCovid-19 ka një efikacietet me të vogël se vaksinatPfizer/BioNTech dhe Moderna që duket se kanë efikacitet derinë 95%, këto dy vaksina  kanë një anë negative se duhen mbajtudhe duhen transportuar në temperature shumë të ulta deri në-70gr Celsius, pra duan frigoriferë të posaçëm.

Sidoqoftë, vaksinat Pfizer/BioNTech and Moderna janëgjithashtu tipe të reja vaksinash të bëra nga mRNA dhe mund tëofrojnë nivele të larta mbrojtjeje për të parandaluar infektiminme covid-19 tek njerëzit e vaksinuar me këto vaksina.

Efikacietieti i këtyre dy vaksinave janë të  konfirmuara përmoshat  e vjetra mbi 65 vjeç, nga gjinia, rraca, etnia. VaksinaPfizer/BioNTech ka efikacitet në masën deri në 94% , dhe jepefekte anësore të pakta si lodhje, dhimbje koke, në rreth 3.8% të43 mijë individëve që bënë vaksinën.

Kjo vaksinë duhet të ruhet në frigorifer për 5 ditë në minus 75°C

Vaksina Moderna, mRNA-1273 qëndron e stabilizuar nëfrigoriferë standartë ne 2°C to 8°C për 30 ditë brënda skadencëstë 6 muajve jetesë të virusit. Vaksina Moderna e New York-ut ka 94.5% efikacietet dhe shpreson të marrë miratimin shumë shpejtnga FDA.

(https://ëëë.pfizer.com/neës/press-release/press-release-detail/pfizer-and-biontech-conclude-phase-3-study-covid-19-vaçine).

Një vaksinë shumë premtuese është edhe vaksina ruse e cila po testohet në indi njëlloj si vaksinat e tjera, vaksina Sputnik V shumë e ngjashme më vaksinën e Oksfordit AZD1222 e cilaështë gjithashtu mRNA.

(https://indianexpress.com/article/explained/oxford-astrazeneca-vaçine-vs-pfizer-moderna-covid-shots-explained-7063419/), (https://ëëë.nytimes.com/live/2020/moderna-covid-19-vaçine).

Megjithatë Profesori i shquar i mikrobiologjisë në Universitetine Padovës dhe Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andrea Chrisadi, ka shfaqur shqetësim për kohën e shkurtër nëprodhimin e këtyre vaksinave. Ai u shpreh se ` në lidhje me vaksinën e koronavirusit nuk kam dyshim se gjithçka bëhet nëmirëbesim dhe me procedura të rrepta, por problem mbetet teknxitimi procedura. p.sh. U aprovua me nxitim medikamentiRedemsivir por sot po shihet se ai ka efekte shumta anësoredhe nuk ka shumë efekt. Procedurat e përshpejtuara miratimitparaqesin rreziqe konsiderueshme` – u shpreh ai (https://sot.com.al/bota/po-nguten-shkencetari-i-njohur-italian-ngre-dyshimet-per-ilacin-e-njohur-ku).

E parë për vëndin tonë, ku ritmet e infektimit këtë fazë dytë vjeshtës janë larta, është e domosdoshme respektimi iporosive grupit ekspertëve dhe qeverisë cilat bazohen orientimit e OBSH, dhese qeveria dhe shteti shqiptar do kërkojnë vaksinën përshtatshme dhe atë vaksinë do përdoret BE. E rëndësishme është vaksina përdoret tekpopullata falas dhe mos jepet me pagesë, si dhe bëhen fillim tek moshat vulnerabile, moshat e treta./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne