Vaksina e prishur e fruthit në Sudanin Jugor shkakton vdekjen e 15 fëmijëve

Për shkak të vaksinave të prishura të fruthit, të cilat pretendohen se janë përdorur dhe nga fëmijët e moshës 12-vjeçare, 15 fëmijë në Sudanin Jugor kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit Jugor njoftoi se këto vdekje janë të lidhura me gabimet njerëzore, kurse Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka konfirmuar vdekur për shkak të “helmimit të rëndë të gjakut” nga vaksinat e prishura.

Thuhet se në kuadër të programit katër ditor të vaksinimit të fëmijëve në këtë shtet, është përdorur e njëjta shiringë te fëmijët dhe se vaksinat nuk janë mbajtur në kushte të përshtatshme.

Ministria bëri të ditur se në kuadër të programit të vaksinimit kanë aplikuar edhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe se të gjithë fëmijët që kanë vdekur janë nën moshën 5-vjeçare.

Ndërkaq është formuar një komision për të përcaktuar se kush është përgjegjës për vaksinën e dëmtuar që është aplikuar gabimisht dhe nëse do të paguhet kompensim për familjet e fëmijëve të vdekur.

Programi i zhvilluar për vaksinimin e fruthit ka për qëllim të arrijë në më shumë se 2 milionë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka siguruar trajnim për zyrtarët e shëndetësisë së Sudanit Jugor, kurse agjencia e fëmijëve e OKB-së ka siguruar vaksina për qeverinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne