Zv/ministri i jashtëm i Rusisë tha të premten se ekspertët ushtarakë rusë janë duke punuar bashkë me ekspertët nga Turqia dhe Irani për të finalizuar një memorandum mirëkuptimi për të krijuar zonat e reduktimit të tensioneve në Siri.
Më parë, në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhej: “Situata në zonat e reduktimit të tensionit në Siri është stabile dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 133 raste të shkeljes së armëpushimit nga grupet terroriste të cilat nuk e kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit”. Në këtë deklarata thuhet: “Të gjitha këto shkelje të armëpushimit kanë qenë të shtëna me armë zjarri të lehta në rajonet që kontrollohet nga terroristët e ISIS dhe të al Nusras./ PT