Bota

Vazhdon deportimi i anëtarëve të Fetos, tre gylenistë të tjerë ekstradohen në Turqi

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT), përmes një operacioni ndaj strukturës së organizatës terroriste FETO/PDY në shtetin qendror afrikan të Gabonit ka sjellë në Turqi tre krerë të organizatës, raporton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, bëhet fjalë për personat Osman Özpënar, ëbrahim Akbaë dhe Adnan Demirönal, të cilët janë sjellë në Turqi me avion special nga kryeqyteti i Gabonit Libreville dhe u janë dorëzuar autoriteteve gjyqsore, ndërsa aktualisht janë duke u marrë në pyetje.

Tre pjesëtarët e FETO-s janë gjendur dokumente të organizatës, 20.800 dollarë amerikanë, 12 milionë franga të Afrikës Qendrore (afër 23 mijë dollarë) dhe pajisje të ndryshme elektronike të komunikimit.

Sipas të dhënave të siguruara, ndaj Özpënar ka urdhër për kërkim dhe arrestim me akuzën “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur” nga ana e një gjykate penale në Ankara dhe një gjykate tjetër penale në Seydiëehir.

Özpënar ka qenë drejtor i “Shkollës Ndërkombëtare Turke të Gabonit” në kryeqytetin Libreville, ndërsa nga muaji maj i vitit 2017 ka qenë koordinator i arsimit dhe drejtor i përgjithshëm i organizatës “Light Academy”, e cila ka ushtruar veprimtari në Kenia.

Özpënar është konfirmuar të ketë përdorur edhe aplikacionin Bylock, e cila përdoret nga pjesëtarët e FETO-s për komunikim mes tyre.

Ndërkohë, edhe për Demirönal një gjykatë penale në Ankara posedon urdhër arresti me akuzën “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”.

Demirönal ishte drejtor i Shkollave Iëk (emri i mëparshëm Ecole Privée International Turco-Gabon) të strukturës së FETO/PDY-së në Gabon.

Personi i tretë, Akbaë, po ashtu kërkohej me urdhër arresti për “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur” nga ana e gjykatës penale në Ankara dhe asaj në Osmaniye.

Akbaë gjithashtu ka qenë drejtor i përgjithshëm Shkollave Iëk në Gabon, ndërsa ka kryer transferimet e parave të organizatës nga Evropa në Afrikë.

Siç mësohet, personat në fjalë paraprakisht janë arrestuar nga forcat e sigurisë së Gabonit më 23 mars.

OPINIONE

INTERVISTA