Bota

Vdes princi i dytë saudit brenda 24 orëve?

Vetëm disa orë pas vdekjes së Mansour Bin Muqrin, djalit të ish-princit të kurorës Muqrin al-Saud, raportohet per vdekjen e një tjetër princi.

Alithadnews citoi një deklaratë të gjykatës mbretërore saudite e cila thoshte se familja mbretërore saudite po mbante zi për vdekjen e princit që vdiq në moshën 44 vjeçare. Megjithëse arsyeja e vdekjes nuk u përmend.

Princi Aziz (44) ishte djali më i vogël i mbretit Fahd dhe thuhet se u arrestua të dielën.

Lajmi i arrestimit i pasuar me një përleshje, erdhi nga burime të ndryshme. Disa raportime thanë se Abdul Aziz ishte shtruar në spital. Rrjeti i lajmeve al-Masdar njoftoi për herë të parë lajmin për vdekjen e tij por më vonë e hoqi lajmin.

Thashethemet e vdekjes filluan të qarkullojnë pasi disa llogari në Twitter të verifikuara konfirmuan lajmin.

Ndërkohë, raporte të tjera thanë se Aziz u vra në një përleshje me armë teksa po i rezistonte arrestimit.
Një raport në faqen e internetit TheDuran megjithatë nuk përmendi një përleshje me armë, por tha vetëm se “vdiq gjatë një arrestimi në tentativë”.

Vdekja e princit Mansour Bin Muqrin

Një princ saudit vdiq në një aksident me helikopter pranë kufirit të Jemenit të dielën pasdite.

Princi Mansour Bin Muqrin, një anëtar i shtëpisë së Saudëve, djalë i ish princit të kurorës Muqrin al-Saud, ishte caktuar këshilltar i kujdestarit të dy xhamive të shenjta.

Mansour Bin Muqrin ishte gjithashtu guvernatori i Asirit, një krahinë jugore në Arabinë Saudite. Muqrin po udhëtonte me disa zyrtarë të tjerë qeveritarë të cilët u vranë gjithashtu në aksident, njoftoi televizioni shtetëror Ekhbariya.

Përplasja e helikopterit erdhi pasi Arabia Saudite të shtunën në mbrëmje arrestoi dhjetëra princër dhe disa zyrtarë të tjerë në masat e saj të reja anti korrupsion.

Midis të arrestuarve është Alwaleed bin Talal, një nga njerëzit më të pasur në planet dhe një investitor i madh në markat më të njohura të botës./ Gazeta Impakt

burimi:indiatoday

OPINIONE