Velajati: Plani akordi i shekullit kurrë nuk do të ketë rezultat

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Zgjimin Islam deklaroi se qëllimi i planit amerikan “akordi i shekullit”, është destabilizimi i rajonit të Azisë Perëndimore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Akbar Velajati, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Zgjimin Islam, me anë të një deklarate ka dënuar veprimin e Amerikës në prezantimin e planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit” dhe e ka quajtur atë “mashtrimi i shekullit” dhe ka theksuar: “Plani akordi i shekullit ka pasoja shumë të rrezikshme që një prej tyre është mospërfillja e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe shkelja e hapur e ligjeve ndërkombëtare”.

Velajati në këtë deklaratë ka thënë: “Ashtu sikur që transferimi i kryeqytetit nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades dhe njohja zyrtare e pushtimit të Lartësive të Golanit nuk ka sjell kurrfarë rezultati konkret për Trump dhe Netanjahun, edhe plani i ashtuquajtur “akordi i shekullit” do të unifikojë edhe më shumë grupet e rezistencës së Palestinës dhe do të zhvillojë në aspektin cilësor dhe sasior procesin e rezistencës deri në çlirimin e Kodsit të shenjtë. Mbrojtja e idealit të Palestinës si një prej çështja më e rëndësishme dhe si prioriteti më i madh i botës islame, është detyrë dhe obligim për të gjithë myslimanët më shumë se në çdo kohë tjetër”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne