Veliajt i bie maska e propagandës/ Qytetarët refuzojnë “vrasësin” e Ardit Gjoklajt

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me zgjedhjet vendore, të 30 qershorit 2019 në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa, ndërsa i referohet zgjedhjeve për Tiranën, ku Veliaj ka rënie të theksuar krahasuar me katër vite më parë, shkruan se “Votimet moniste ne Tirane hoqen masken e propagandes miliona euro dhe treguan refuzimit qe edhe punonjesit e tij, edhe socialistet, kane per Erioni Betonin!”

Zëdhënësja e PD-së, ka publikuar tabelën me shifrat e votave të pavlefshme në Tiranë, ku sipas saj shihet qartë se edhe 10740 punonjësit e administratës së shtetit dhe bashkisë, refuzuan Veliajn.

Ndër të tjera, ajo thekson se “Edhe socialitet refuzuan qe, Tirana ti jete placka e Shkelqim Fushes si shperblim i mbylljes se dosjes se vrasjes se Ardit Gjokljat”

Postimi i plotë:

10740 refuzime per modelin Veliaj nga punonjesit e administrates se shtetit dhe bashkise Tirane!

Votimet moniste ne Tirane hoqen masken e propagandes miliona euro dhe treguan refuzimit qe edhe punonjesit e tij, edhe socialistet, kane per Erioni Betonin!

Kronikat 4 here ne dite ne tv e kapura nga pushteti nuk e kane fshehur dot te verteten e vjedhjes, keqmenaxhimit, shkaterrimit per interesa klienteliste te Tiranes.

Edhe socialitet refuzuan qe:

-Tirana ti jete placka e Shkelqim Fushes si shperblim i mbylljes se dosjes se vrasjes se Ardit Gjokljat.

-Tirana te jete pa identitet, duke prishur cdo objekt kulturor, monument, historik, ne emer te interesave te oligarkeve klient te pushtetit.

-Tirana te jete lavatrice e pastrimit te parave te pista.

-Tirana te jete nje qytet betoni, kullash pafund, ndertimesh kudo, parajsa e trafikanteve, tipi Edmond Bego.

-Tirana te jete qyteti me sherbim urban te shtrenjtuar dhe te shkaterruar.

-Tirana te jete kryeqyteti europian pa uje te pijshem por te shtrenjtuar per ta pasur me orar per te lare duart.

-Tirana te jete qyteti i vjedhjes se taksave te qytetareve, ku nje pishe blehet 5500 euro, nje hoverbord 3050 euro…

-Tirana te jete qyteti i prishjes se shtepive te qytetareve me gaz lotsjelles si serbi kunder kosovarve.

-Tirana te jete qyteti me taksat, tarifat e dyfishuara edhe trefishura dhe sherbimeve mbrapsh te zeruara.

-Tirana te jete qyteti pa parqe, te shkaterrohet perfundimisht me ndertime edhe liqeni dhe te jetojme me pyllin imagjinar orbital.

-Tirana te jete malli i pazarit te Veliajt per te kapur pronaret e mediave dhe per ti sherbyer ambicies se tij per kryetar te PS.

-Tirana te jete Parajsa e oligarkeve dhe Ferri i qytetareve!

Socialistet e administrates e REFUZUAN ne votimet moniste, teresisht te kontrolluara modelin e kryemashtruesit Veliaj ndersa qytetaret e Tiranes do ta SHPORIN ne zgjedhjet demokratike.

Tirana e qytetareve, jo e oligarkeve!/ CNA.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne