Vendet e BE-së të shqetësuara nga premtimi i Netanyahut për “aneksim”

Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara nga deklarata lidhur me aneksimin e mundshëm të Luginës së Jordanit dhe brigjet veriore të Detit të Vdekur.

Pesë shtete anëtare kryesore të Bashkimit Evropian (BE); Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe Spanja kanë bërë një deklaratë të përbashkët lidhur me premtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t‘i “aneksuar Izraelit” Luginën Jordan në Bregun Perëndimor të okupuar.

“Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe Spanja janë thellësisht të shqetësuara për aneksimin e mundshëm kryesisht të Luginës Jordan dhe brigjeve veriore të Detit të Vdekur në Bregun Perëndimor. Nëse ndodh kjo, ajo do të shkelë seriozisht ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve evropiane.

Pesë vendet do të vazhdojnë t’u kërkojnë palëve të përmbahen nga veprimet në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar që rrezikojnë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete në kufijtë e vitit 1967, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe Spanja njohin të drejtën e Izraelit për siguri dhe dënojnë me forcë sulmet e fundit nga Gaza drejt Izraelit”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne