“Vendosni se çfarë doni të bëni për Brexit-in dhe ec nxitoni!”, thotë ministrja franceze

Britania duhet të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur se çfarë duhet të bëjë në lidhje me daljen e saj nga Bashkimi Europian, tha të premten ministrja franceze e çështjeve evropiane Nathalie Loiseau.

“U them miqve tanë britanikë se është koha për të vendosur nëse do të largohen në kushte miqësore ose shpejt dhe harbutçe,” tha ajo për radion RTL.

“Kjo është një zgjedhje e pastër britanike. Ajo që ne po themi është: nxitoni!”

Britania pritet që të largohet nga BE më 29 mars.

Kryeministrja britanike Theresa May pësoi të enjten një humbje në strategjinë e saj për Brexit gjë që minoi zotimin e saj ndaj krerëve të BE-së për të marrë miratimin e divorcit nëse ata i bënin asaj lëshime./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne