Uncategorized

Venezuela dërgon ndihma humanitare në Kubën e goditur nga tornado

Një anije ushtarake venezuelase ka mbërritur në Havana për të shpërndarë 100 tonë ndihma humanitare për Kubën, që kohët e fundit është goditur nga një tornado.

“Pavarësisht situatës në të cilën ne ndodhemi në vendin tonë, si rezultat i luftës së perandorisë së Shteteve të Bashkuara ndaj popullit tonë, ne mbetemi të fortë, por jemi të fortë edhe në solidaritet, në bashkëpunim dhe në miqësi me popullin e Fidelit”, tha Vivian Alvarado, e ngarkuar e Ambasadës së Venezuelës në Kubë.

Havana u godit nga një tornado i fuqishëm javën e shkuar, që u mori jetën 6 personave dhe dëmtoi 3.500 shtëpi.

Maduro thotë se kriza në Venezuelë është fabrikuar nga Uashingtoni, për të justifikuar ndërhyrjen në vendin amerikano-jugor. Ai premtoi madje se do të bllokonte spektaklin e rremë të ndihmave.

OPINIONE