Venezuelë: Protesta kundër sanksioneve të reja të Amerikës

Me qindra banorë në Venezuelë janë ngritur në protesta për të kundërshtuar dhe dënuar sanksionet e fundit të vendosura nga Amerika.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, me qindra banorë të Venezuelës janë ngritur në protesta në kryeqytet për të kundërshtuar sanksionet e reja të Amerikës. Delcy Rodrigues zv/president i Venezuelës në mesin e protestuesve ka thënë se Amerika synon ta privojë vendin nga e drejta e shenjtë që është arritja e paqes mirëpo ajo nuk do t’ia arrijë qëllimit. Presidenti amerikan nxori një dekret në vazhdën e rrethimit ekonomik të Venezuelës, duke bllokuar të gjitha pasuritë dhe kapitalet venezueliane në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar sekuestrimin dhe bllokimin e të gjithë pasurive të Venezuelës në Shtetet e Bashkuara – një veprim që synon rrëzimin e Presidentit të Venezuelës në Amerikën Latine, Nicolas Maduro. Kjo është përtej sanksioneve të tjera siç janë sanksionet ndaj Korporatës Kombëtare të Naftës të Venezuelës, sanksione ekonomike, ose dhjetëra zyrtarë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, të gjitha pasuritë dhe fitimet e qeverisë së Venezuelës janë të bllokuara dhe nuk ka mundësi transferimi, pagese, lëshimi, tërheqje ose ndonjë transaksioni tjetër me ta. Sipas disa ekspertëve, rrethimi ndaj Venezuelës është aq i gjerë sa ka befasuar shumë aleatë të Trump. Ky është një bojkot i çdo tregtie me Venezuelën. Trump të enjten e kaluar kërcënoi se Venezuelën do ta fuste në karantinë. Që nga 4 shkurti, udhëheqësi kryengritës Venezuelës Juan Guido ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduro dhe u mundua të uzurpojë presidencën./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne