Verifikimi i pamjeve/ Safet Gjici kreu seks oral në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit

Nga krahasimi i pamjeve që janë në videon që qarkullon tashmë në të gjithë vendin nëpërmjet smartphone, është lehtësisht e verifikueshme se akti seksual i Safet Gjicit u krye në zyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Kukësit.
Lapsi.al ka nxjerrë një foto nga profili i Gjicit në rrjetet sociale dhe duket qartë se ai ndodhet në të njëjtën zyrë ku ka pritur delegacione të ndryshme.

Në video Gjici duket se ka përfunduar aktin seksual në tryezën e punës, një përdhosje e paparë ndonjëherë e zyrave shtetërore, të paktën me figurë. Ndërkohë kamera e fshehtë që e ka filmuar duket se është vendosur pikërisht në tryezën tjetër në zyrën e tij.

Ky është skandali i dytë seksual që ndodh me kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste. I pari ishte ai me ish kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Ndryshe nga Gjici, Xhelili shkoi në hotel me vajzën të cilës i kishte premtuar një vend pune.

Nga sa duket në video, zyra e kryetarit të bashkisë së Kukësit tani ka nevojë për një arredim të ri.

BURIMI: LAPSI.AL

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne