Lëvizja Vetëvendosje pranon një bashkëpunim paszgjedhor më LDK-në. Por kjo sipas liderit të kësaj lëvizjeje mund të jetë e mundur vetëm më një LDK të reformuar.
Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së ka thënë se reformim është LDK-ja e një krahu progresist çka tash është e pamundur të duket si pasojë e pozitës që ka në pushtet.
E kjo sipas Ymerit vjen vetëm pas zgjedhjeve dhe dinamikës që sjellin rezultatet zgjedhore.
“Po, me një LDK tjetër. Në një situatë ku Vetëvendosja del e para atëherë më një LDK të reformuar. LDK e një krahu progresist e cila është aktualisht në LDK por është shtypur për shkak të pozitës që kanë në pushtet”, ka thënë ai.
“Jo me Isa Mustasfën”, përfundoi Ymeri.