Video/ Alarm për bombë në Vlorë, gjendet një celular i dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës, policia rrethon zonën

Alarm për bombë në Vlorë. Raportohet se është gjetur një celularë, i cili dyshohet të jetë i lidhur me eksploziv.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se celulari është vendosur në një lulishte pranë Pallatit të Kulturës, në lagjen “Pavarësia”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere për ç’aktivizimin e lëndës plasëse./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne