VIDEO/ Deklaratat e Ramës dhe Sejkos për garancinë sovrane, Eno Bozdo: Ekonomia lëngon nga Ramavirusi, simptomat akute krimi, korrupsioni e mashtrimi

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka publikuar një video ku kryeministri Rama dhe guvernatori i BSh, Gent Sejko thonë shifra të ndryshme lidhur me shumat e alokuara për garancinë sovrane që u vjen në ndihmë bizneseve për pagat e punonjësve.

Rama thotë se janë alokuar 22 milionë euro, Sejko 8.5 milionë euro por Bozdo shton se pikërisht ekonomia shqiptare lëngon nga Ramavirusi dhe simptomat akute janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi.

Më tej Bozdo thotë se s’ka të ardhme me Ramavirus, por e ardhmja do të jetë pa Ramavirus.

STATUSI NGA ENO BOZDO

Prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi.
Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër.

Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet shqiptare, biznesin prodhues, bujqësinë dhe turizmin në këto ditë shumë të vështira.

Shqipëria nuk do të njohë të ardhme përsa kohë Rama dhe virusi i tij të qeverisin vendin. Por Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë dhe do ta ketë atë.

E ardhmja është pa “RamaVirus”

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne