Edi Rama pranon gabimet!.Në Shtator priten largime ministrash

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama për herë të parë  ka pranuar problemet e qeverisë së tij, por në asnjë moment ai nuk e mori përgjegjësinë vet ,por ia kaloi drejtuesëve të partisë dhe ministrave që ai drejton, duke i kërcënuar ata me largime nga qeveria .

Ajo që bie në sy ndryshe nga propaganda e deri tanishme e Edi Ramës, ku akuzonte kazanin për qeverisjen e tij ,Rama për herë të parë pranoi publikisht para Asamblesë së Partisë Socialiste se qeverisja e tij nuk ka shkuar dhe aq mirë.

“Të hyjmë në fushatë të mirëfilltë me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona që nga nvieli i kryesisë së partisë, qeverisë, Asamblesë Kombëtare dhe të gjitha niveleve të dyta të organizimit për të shkuar qark më qark, bashki më bashki dhe fshat më fshat për të folur me njerëzit, jo për çka kemi bërë, po për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte, kur opozita nuk vjen në Parlament për të sjellë zërin e njerëzve. Njerëzit nuk hanë shifra, tha ai dhe maxhoranca nuk jeton në një guackë të shkëputur nga realiteti. Ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që të perceptohemi të tillë nga njerëzit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri dhe parti në shtator, pas fushatës që do të nisë më 1 maj në takime me qytetarët për bashkëqeverisjen.

Gjithashtu kreu i qeverisë paralajmëroi se tashmë drejtuesit e qarqeve që janë edhe ministra duhet të zgjedhin të mbajnë vetëm një detyrë.

Disa nga ministrat e qeverisë Rama janë njëkohsisht edhe drejtues të qarqeve në vend.Kjo deklaratë e kryeministrit tregon qartë se Edi Rama tashmë po mendon të rifreskojë kabinetin qeveritar .

Nëse shohim sot sondazhet,  u shpreh me ironi Edi Rama duke u talluar me opozitën,nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton të jemi gjallë dhe fitojmë zgjedhjet. Po qëllimi ynë nuk është ky, nuk e kemi marrë gjithë këtë përsipër të mundim Lulin, se do ishte njësoj si Real Madridi të ekzistonte për të mundur Vaqarrin.

Për Ramën, Shqipëria sot nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon me intelekt, por me forcë. “Ne jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. Nuk kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, po në thelb e bën shumë më të vështirë punën tonë.

Kryeministri Edi Rama u ndal në një tjetër aspekt që duket se nuk e lë të pashqetësuar, kërcënimit që qeveria të etiketohet përfundimisht arrogante.

Ai është shprehur se Kukësi ishte një një mësim i madh për të kuptuar përgjegjësitë dhe për të mos përsëritur të njëjtin gabim duke mos i shpjeguar publiku qëllimet e reformave.

Kryeministri i dha sot një mesazh të drejtpërdrejtë edhe kryetarëve të bashkive, duke u shprehur se askush prej tyre nuk e ka të sigurt rikandidimin për zgjedhjet e ardhshme.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne