VIDEO/ Tragjike në Korçë, mbytet një fëmijë në liqenin e parkut

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë është mbytur në parkun japonez.

Ngjarja ka vetëm pak minuta që ka ndodhur në një liqen të vogël pranë parkut të qytetit.

foto galeri

foto galeri

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, rreth 8 vjeç, ka qenë i shoqëruar me një tjetër fëmijë më të rritur.


Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar. Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne