Vijon lufta me Ramën, Meta publikon videon e rrallë: E donte TK kur ishte në qeverinë time!

Presidenti Ilir Meta vijon reagimet që herët në mëngjes. Kësaj here ka rikujtuar mbështetjen për Teatrin Kombëtar, duke mos harruar dhe luftës me kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta rikujtoi letrën e dërguar dje Alenacës për Mbrojtjen e godinës dhe nismës së aktorëve për të kërkuar ndihmën e “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe   Eksperimental.

Gjithashtu Presidenti Meta publikon dhe nje video të kryeministrit Edi Rama kur ishte ministër i Kulturës në vitin 2000. Ai tregon si Rama mbronte Teatrin gjatë kohës kur vendin e qeveriste qeveria e tij.

Edhe ky reagim i Metës vjen në kuadrin e një lufte tashmë të hapur mes Presidentit dhe kryeministrit. Me këtë video, Meta ve në dukje ndryshimin e qëndrimit të Ramës, i cili dikur e donte dhe sot planifikon shembjen e TK.

Projekti zëvendësues i godinës së vjetër është në bashkëpunim me kompaninë prvate “Fusha”, ku në pjesën më të madhe të hapsirës do të ndërtohen kulla, të cilat vetë Ram dhe Veliaj i ka kërkuar të ndërtohen.

Reagimi

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja. /Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne