Vizita e klerikut shia Muktada Al Sadr në Arabinë Saudite

Muktada Sadr, më 30 korrik zhvilloi një vizitë në Arabinë saudite ku u takua me Muhamed Bin Selman, trashëgimtari I fronit në Arabinë Saudite.

Muktada Sadr në përgjigje të ftesës zyrtare të qeverisë saudite, ka shkuar për një vizitë në Riad. Marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Irakut që nga viti 2003 e deri më sot nuk janë marrëdhënie të bazuar në besimin dypalësh. Në hapin e parë ky mosbesim ishte për shkak të pakënaqësisë së Riadit nga ndryshimi i strukturën dhe fuqisë së pushtetit në Irak, edhe pse marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Irakut nuk ishin të mira që në kohën e ish regjimit irakian. Megjithatë politika e ndjekur nga Riadi kundrejt Irakut është përqendruar në ndërhyrje negative me qëllim dëmtimin e pozitës së qeverisë irakiane. Ish kryeministri irakian, Nuri Maleki shumë herë ka folur për mbështetjen e Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste, kundërshtarëve të qeverisë irakiane dhe përkrahjen e elementëve përgjegjës për vendosjen e bombave dhe për akte terroriste.

Kryeministri i Irakut Hejdar al-Ebadi, pas zëvendësimit të Nouri al-Maleki në vitin 2014, u përpoq të shkrinte akullin e marrëdhënieve Bagdad-Riad. Prandaj, në dhjetor të vitit 2015, pas 25 vjetësh, Arabia Saudite hapi ambasadën e saj në Bagdad dhe prezantoi Thamer al-Sobhan si ambasadorin e parë të saj në Irak. Vetëm dy muaj më vonë, Arabia Saudite hapi edhe konsullatën e saj në qytetin Erbil të Irakut. Mirëpo një çështje e rëndësishme është organizimi i protestave antiqeveritare të lëvizjes Sadr pas futjes së Thamer Sobhan në Bagdad. Mirëpo marrëdhëniet mes qeverisë së Bagdadit dhe Arabisë Saudite, u tensionuan edhe më shumë me hapjen e konsullatës së Arabisë saudite në qytetin Erbil qendër e rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Roli i Thamer Sobhan në mbështetjen e protestave të lëvizjes Sadr kundër qeverisë së Hejdar Ebadi, deklaratat kundër forcës popullore Hashd Shaabi dhe mbështetja për shtimin e tensioneve politike në Irak, ishin aq të qarta saqë qeveria irakiane kërkoi largimin e këtij ambasadori nga Iraku. Kjo kërkesë u realizua me largimin e përkohshëm të tij nga Iraku. Pavarësisht nga qëllimi që qëndron prapa udhëtimit të Muktada al-Sadr në Arabinë Saudite, duhet të thuhet se në lidhje me qasjen jo miqësore të Arabisë Saudite ndaj Irakut dhe ndërhyrja negative e Al Saud në punët e brendshme të vendit, besimi jashtë mase i lëvizjes Sadr ndaj krerëve sauditë dhe trashëgimtarit të ri të fronit në Arabinë Saudite, mund të bëhet shkak per zhvillime të reja politike dhe të sigurisë në Irak, si dhe mund do të ndikojnë në të ardhmen politike të Muktada al-Sadrit dhe lëvizjes së tij aktuale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne