Shqiperia

Vlorë, banorët e Kaninës ngrihen në protestë: Fate Velaj po na grabit pronat

Banorët e fshatit Kaninë në Vlorë janë mbledhur në protestë ditën e sotme, ndërsa shprehen se po u grabiten tokat në rreth 120 hektarë.

Banorët kane çuar çështjen edhe në gjykatë për grabitje të pronave sipas tyre duke akuzuar deputetin socialist Fate Velaj.

Banorët në deklaratën e tyre për mediat kanë theksuar se po veprohet me të padrejtë duke iu marrë pronat edhe pse disponojnë dokumentacionine plotë të pronave.

“Nuk ka të drejtë të hyj në pronat e fshatit dhe të individëve. Problemi qëndron se Fate Velaj tani në hartë ka futur edhe pronën e tij që e ka të shitur, ka futur edhe pronat e fshatit dhe të individit.

Mua më është futur në pronën time personale. Kjo çështje është në gjykatë. Nëse nuk merren masa do përshkallëzojmë protestën. Jemi në ligjin e xhunglës, vjen dhe të zapton ai. Fate nuk na ka kërcënuar, por po na merr pronën”, shprehet një prej banorëve.

Por pronësinë me dokumenta e pretendon edhe deputeti ndërsa çështja është në gjykatë.

Banoret kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse nuk do të gjejnë zgjidhje për situatën dhe problematikën e krijuar./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA