Vlorë/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 25-vjecari

Policia e Vlorës njofton se një i ri 25 vjec ka ndërruar jetë në aksident, pasi ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte.
 
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat. I riu u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
 
Blutë e qytetit jugor bëjnë me dije po ashtu se edhe një tjetër i ri nga Tirana, ka provuar të bëjë xhiro me parashutë, por se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke marrë dëmtime në trup.
 
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
 
Vlorë, Himarë
 
Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
 
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.
 
Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me të dy rastet./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne