Rajoni

VMRO-DPME: Krimineli Zaev dhe LSDM mashtruan qytetaret dhe shkelën vullnetin e tyre

VMRO-DPMNE ka reaguar edhe sot duke akuzuar LSDM se po hesht për deklaratën e Talat Xhaferit se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe.

“Krimineli Zaev dhe LSD, përpos që mashtruan qytetarët dhe shkelën vullnetin e tyre, kanë shkelur edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe përkrahin provokimet me të cilat fillon realizimi i Platformës së Tiranës. LSDM heshti edhe pas deklaratës së Talat Xhaferit se do të zyrtarizoj gjuhën shqipe në tërë territorin e vendit, ndërsa Kuvendit i Maqedonisë do të jetë parlamenti i tretë në rajon ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

Ata thonë se sipas marrëveshjes së Ohrit, deputetët mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare nëse atë e flasin mbi 20 për qind të popullatës.

“Kjo është e drejtë individuale, por kur udhëhiqet seanca kjo është vepër nga pozita e kryetarit të kuvendit dhe në emër të institucionet që përfaqëson dhe për këtë shkak gjuha e vetme zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë është gjuha maqedonase. Kësaj radhe Maqedonia po bëhet viktimë e sjelljes antishtetërore të Zaevit dhe LSD”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.