Vokshi:Rama fali gjobat për t’u dukur si babai babaxhan, por miratoi kodin penal në mënyrë antikushtetuese

Ish-deputetja Albana Vokshi, në një intervistë për Ora News, tha se ndryshimet në Kodin Penal janë antikushtetuese.

Ajo gjithashtu u shpreh se kryeministri duke falur gjobat e vënë këto javët e fundit u shfaq si një baba babaxhan, por, sipas Vokshit, ai u tërhoq nga presioni i opozitës, medieve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që kanë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatave pas kësaj gjendjeje

Albana Vokshi: Ndryshimet në Kodin Penal, dua t’i referohem prononcimit që bëri kryeministri para pak minutash, duke u shfaqur si ai babai babaxhan që fali 7000 e ca gjoba të vendosura këto javët e fundit apo kthimin e patentave pasi kanë thyer rregullat. Por fakti që ai i zeroi na dëshmon se deri më sot të gjitha vendimet e kryeministrit e policisë, ministrive nuk kanë pasur asnjë bazë kushtetuese. 

Mbase presioni i opozitës, medieve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që kanë të drejtën për t’ju drejtuar gjykatave pas kësaj gjendjeje, që Rama të marrë ndërhyrje në Kodin Penal me procedurë të përshpejtuar. Procedura e përshpejtuar sipas kushtetutës nuk lejohet për ndryshime në Kodin Penal. Prandaj atij i nevojitej një bazë ligjore, duke nxituar që të bënte këto ndryshime. 

E theksoj që janë ndryshime antikushtetuese, jo vetëm sepse Rama, pavarësisht ndryshimeve të fundit që u bënë me një votim të dyshimtë. Të gjitha propozimet apo ndryshimet që u miratuan në Komisioni e ligjeve ishin ndryshime për të instaluar diktaturën në Shqipëri. /Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne