Shqiperia

Vrau ish-gruan, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim përjetë për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Pretenca është dhënë sot, ndërsa prokuroria ka kërkuar gjithashtu që Kasemi, dënimin ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë, por jo për tentativë vrasje. Fadil Kasemi e pranoi krimin, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më babanë e tyre.

OPINIONE