Rajoni

Vuçiç: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Prishtinën në shkatërrimin e epidemisë COVID-19

Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë në ndalimin e COVID-19, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në bisedën telefonike me të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e Misionit të OKB-ve në Kosovë, Zahir Tanin.

I dërguari special Tanin shprehu keqardhje për shkak të viktimave nga sëmundja infektive në Serbi dhe mbështeti Vuçiçin në luftën kundër përhapjes së tij, njoftohet nga Presidenca e Serbisë.

Presidenti serb tha se “është i shqetësuar për shkak të përhapjes së sëmundjes në Kosovë dhe shprehu vendosmërinë e Serbisë për të ndihmuar komunitetin serb në Kosovë, por edhe gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shqiptarët dhe punë të përbashkët me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë në ndalimin e COVID-19”.

Të dy të bashkëfolësit po ashtu diskutuan situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit kushtuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-ve për punën e UNMIK-ut, i cili do të mbahet përmes video-konferencës.

Vuçiç theksoi se seancat e Këshillit të Sigurimit kushtuar punës së UNMIK-ut janë të rëndësishme për Serbinë në ruajtjen e vazhdimësisë së shqyrtimit të saj për çështjet e Kosovës, si dhe në sigurimin e informimit të rregullt për situatën politike dhe të sigurisë, e cila është larg nga e qëndrueshme./AA

OPINIONE

INTERVISTA