Vuçiç: Kosovë, nuk të lejojmë të na shkelësh e poshtërosh

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka porositur përfaqësuesit e Kosovës që të mos e nënçmojë Serbinë sepse sipas tij Serbia ka ditur gjithmonë ta ruajë fytyrën dhe popullin e vet.

Duke komentuar planet për ndryshimin e kufijve me Kosovën që u publikuan në disa medie gjermane, ai ka thënë se “na e rrëmbyen gjysmën e Serbisë “.

„Nuk dua ta fyej askënd, as shqiptarët dhe as përfaqësuesit e tyre, por dua t’i porosis ata që të mos e nënçmojnë Serbinë. Fakti se në Serbi ka njerëz të qetë e stabile, fakti se udhëheqja e saj insiston në paqe, nuk do të thotë se do t’iu lejojmë juve dhe këdo tjetër të na shkelni e ta na poshtëroni“, citon “gazeta e Beogradit “blic” të ketë Vuçiç.

Ai ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruhet paqja dhe siguria duke përsëritur se kjo nuk do të thotë që Serbia është e dobët siç e mendojnë disa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne