Vuçiç urdhëroi ndërprerjen e komunikimeve me organet kosovare të sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë, pastaj i kërkoi policisë dhe Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), që të ndërprejnë tërë komunikimin me policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtarë që vepron në territorin e Kosovës.

Siç mësoi Radio Televizioni i Serbisë, Vuçiç këtë e urdhëroi për shkak të informatave se Prishtina nuk e lejon atë gjatë vizitës së tij në Kosovë, të planifikuar më 8 dhe 9 shtator të vizitojë Ujmanin, për shkak të cilës tërë shkuarja e tij në Kosovë është vënë në pikëpyetje.

Vuçiç do të vendosë sonte për shkuarjen e mundshme në Kosovë.

Presidenti serb deri mbrëmë vonë me bashkëpunëtorët më të afërt shqyrtoi situatën, por edhe ata mbetën të ndarë mbi çështjen nëse duhet të vizitojë Kosovën ose jo.

Vuçiç sot shkon në Bruksel për të vazhduar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se Vuçiç do të takohet me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe se takimet e tjera, duke përfshirë edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, do të vendoset në mënyrë shtesë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne