Winston Çurçill: Hero, racist dhe imperialist

nga John Wight.

“E vërteta rrallëherë duket qartë dhe asnjëherë nuk gjendet lehtë.” Kështu tha Oscar Wilde dhe me këto fjalë e përshkroi jetën dhe trashëgiminë e udhëheqësit më të famshëm dhe më të nderuar të Britanisë, Winston Çurçillit, një gjigant i politikës që e mbante veshur me krenari racizmin dhe imperializmin e tij.

Filmi i ri i Çurçillit, është një histori e vërtetë apo një biografi e sajuar?

Në kohën e daljes në Hollivud të filmit biografik për Çurçillin, ‘Darkest Hour’, i cili po tërheq mjaft kritika, ku Gary Oldman luan rolin e Churchillit dhe Kristin Scott Thomas luan rolin e gruas të tij të gjatë Clementinas, janë publikuar një masë e madhe shkrimesh, të cilët konfirmojnë se edhe pas gjysmë shekulli nga vdekja e tij në vitin 1965, pozicioni i tij në histori mbetet subjekt e mosmarrëveshjeve dhe hamendesive.

Filmi ‘Darkest Hour’ përqëndrohet në periudhën më te famshme te jetës së Çurçillit, kur ai si kryeministër drejtoi Britaninë gjatë periudhës më të errët të historisë së saj pas katastrofës ushtarake të Dunkirkut në maj 1940.

Para ngjitjes së tij në rolin e kryeministrit të vendit, Çurçilli kishte kaluar vite në profilin e një deputeti të thjeshtë, si një Kasandër e vetmuar, që po paralajmëronte kërcënimin e paraqitur të Hitlerit. Në vitin 1932, pasi ishte kthyer në Angli nga një udhëtim në Gjermani, ai iu drejtua Dhomës së Përfaqësuesve me këto fjale: “Gjithë ato grupe të rinjsh teutonikë, që marshojnë rrugëve të Gjermanisë me një dëshirë të qartë në sytë e tyre për të ndihmuar në largimin e vuajteve të atdheut të tyre, nuk duan fjalë. Ata po kërkojnë armë.”

Në fund të majit të vitit 1940, kur tanket e Hitlerit qëndronin në portet e Francës veriore, fjalët e tij do të vërtetoheshin ndërsa pjesa më e madhe e establishmentit politik britanik që dikur përgjatë viteve 30 simpatizonte nazistet, do te provohej se ishte gabim.

Filmi përshkruan përpjekjet kryesore dhe konfliktet që ndodhen mes Çurçillit dhe atyre brenda kabinetit të tij, të drejtuar nga Sekretari i Jashtëm lordi Halifax (i luajtur nga Stephen Dillane), i cili besonte se nuk kishte asnjë mundesi për ti mposhtur gjermanët ushtarakisht pas Dunkirkut dhe ishte i vendosur se vendi tani duhet të gjunjezohej dhe të nënshkruante kushte me diktatorin nazist me qëllim shpëtimin e perandorisë.

Çurçilli, siç tregon edhe historia, i shikonte gjërat ndryshe. Kjo është përshkruar shumë qartë në film, kur ai i irrituar me Halifaxin nga thirrjet e përsëritura se tani kishte ardhur koha për të negociuar, e godet tryezën e tij dhe bërtet: “Kur do të mësohet mësimi? Nuk mund të arsyetoni me një tigër kur koka juaj është në gojën e tij! ”

Ana e shëmtuar e trashëgimisë së Çurçillit

Në qoftë se viti 1940 ishte ora më e mirë e Çurçillit, në jetën e tij pati edhe mjaft orë të shëmtuara të mbushura me rrena të panumërta, ku legjioni i tij i admiruesve servile kanë bërë maksimumin e tyre në favor të legjendës.

Winston Spencer Çurçill, i lindur në 1874, ishte pjellë e klasës së shoqërisë britanike që vuante peshën e vdekur të aristokracisë në fund të shekullit të 19-të. Që në moshë të re ai ishte i magjepsur nga lufta dhe jeta ushtarake, si dhe ishte njohur me idete e Niçes mbi konfliktet për të provuar të ashtuquajturat virtyte burrërore si guximi, nderi dhe disiplina. Ai e përjetoi luftën fare afër si oficer i ri i ushtrisë në Indi, Sudan dhe në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore.

Kjo e pozicionon atë larg nga lideret e luftrave bashkëkohore britanike, si Tony Blair dhe David Cameron, të cilët i dërguan forcat ushtarake britanike në luftë me qëllim të krijimit të trashëgimisë së tyre Çurçilliane, por që u rezultoi katastrofike.

Ana e shëmtuar e trashëgimisë së Çurçillit ishin racizmi dhe imperializmi që mbështollën pikëpamjet e tij për botën. Besimi i tij në hierarkinë racore u përvijua në dëshminë që dha në Komisionin Peel në vitin 1937, i cili u krijua për të hetuar revoltën arabe të vitit 1936 kundër fluksit të kolonëve hebrenj evropianë në Palestinë, levizje qe ndodhi para syrit të britanikëve.

Kur u pyet për të drejtat e vendasve indigjenë në Palestinë, Çurçilli refuzoi të pranonte se ata kishin të drejta: “Unë nuk e pranoj, për shembull, që të jetë bërë gabim i madh me indianët lëkurëkuq të Amerikës apo me me njerëzit e zinj të Australisë. Unë nuk pranoj që të jetë bërë gabim me këta njerëz, për faktin se një racë më e fortë, një racë më e lartë dhe një racë më e mençur në botë, erdhi dhe u mori tokën”.

Vite më parë, kur ishte sekretar i luftës në Britani, Çurçilli kishte mbrojtur përdorimin e armëve kimike për shtypjen e rebelimeve në Indi dhe Irak, duke shkruar në një memorandum, “Unë jam plotësisht në favor të përdorimit të gazit helmues kundër fiseve të pacivilizuara.”

Ai ishte gjithashtu përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Rusi në vitin 1919 me qëllim shkatërrimin e Revolucionit Rus.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përbuzja e Çurçillit për popujt jo të bardhë u zbulua qartë me përgjegjesinë e tij në vdekjen e tre milion burrave, grave dhe fëmijëve në urinë e Bengalit të vitit 1943.

Pavarësisht nga uria që kishte depërtuar në këtë provincë të Indisë, Çurçilli urdhëroi devijimin e ushqimeve të nevojshme nga India për në Evropë. Fakti që 70.000 ton ushqime të eksportuara nga ana e britanikëve nga India në shtatë muajt e parë të vitit 1943 do të kishin mbajtur gjallë 400,000 njerëz për një vit, konsiderohet një akt i ulët dhe mjaft trishtues.”I urrej indianët, ata janë një popull kafshë me një fe të egër kafshërore” thuhet ti ketë thënë njërit prej vartësve të tij kryeministri më i nderuar i Britanisë.

E mira dhe e keqja në masë të barabartë

Nderimi që ju dha Winston Çurçillit për drejtimin e një vendi të rrënuar pas katastrofës ushtarake të Dunkirkut në vitin 1940 duhet të vihet në balancën e peshores përkundër racizmit të neveritshëm dhe imperializmit të tij fanatik. Edhe pse kundërshtimi i Çurçillit ndaj Hitlerit dhe makinerisë naziste të luftës ishte i rëndësishëm, duhet theksuar se Britania nuk ka qenë asnjëherë prioriteti ushtarak dhe strategjik i luftës së Hitlerit.

Përkundrazi, diktatori fashist ishte një admirues i perandorisë britanike, të cilën ai kërkoi ta imitonte në Europën Lindore me kolonizimin dhe plaçkitjen e Bashkimit Sovjetik. Siç shkruan William L. Shirer në punimin e tij historik ‘Ngritja dhe rënia e Rajhut të Tretë’, pas rënies së Francës, i bindur se Britania do ta kuptonte dhe do të ofronte kushte paqësore, Hitleri shprehu “admirimin e tij ndaj Perandorisë Britanike dhe theksoi nevojën për ekzistencën e saj. E gjitha që ai donte nga Londra, ishte dora e lirë në kontinent.”

Përgjigjes se pyetjes se kush ishte Winston Çurçill, nuk mund ti përgjigjet askush me një film të bërë me qëllim përforcimin e nderimit të figurës së tij në Perëndim. I lindur me gjakun e aristokracisë angleze që rridhte nëpër venat e tij, Çurçilli në syrin e tij e shihte botën të ndarë në evropianë të bardhë dhe evropianë jo të bardhë. Ai ishte një njeri për të cilin bota ishte e ndarë në supremaci kulturore, racore mes popujve të bardhë evropianë dhe atyre europianë jo bardhë, të destinuar për të zene vendin e Helotsëve në ditët e mëvonshme.

Ivan Maisky, ish ambasadori sovjetik në Londër në vitet 30, në lidhje me kontradiktat që përcaktonin figuren e Çurçillit, në ditarin të tij voluminoz shkroi, “Me gjithë seriozitetin e tij, Churchilli ishte një njeri mjaft zbavitës!”

A ishte Çurçilli udhëheqësi i madh i kohës së luftës apo a ishte Çurçilli racist dhe imperialist? Përgjigjja është e thjeshtë, Çurçilli i kishte që të dyja.

John Wight ka shkruar për shume gazeta dhe faqe interneti në të gjithë botën, përfshirë The Independent, Morning Star, Huffington Post, Counterpunch, London Progressive Journal dhe Foreign Policy Journal. Ai është gjithashtu një komentator i rregullt i RT-së dhe radio BBC-së. Johni aktualisht po pregatit një libër që eksploron rolin e Perëndimit në Pranverën Arabe./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne