Xhamia e Mustafa Pashës, perla arkitektonike e vitit 1492

Xhamia e Mustafa-Pashës është një nga monumentet më të bukura dhe më të vjetra islame në Shkup, e cila është e vendosur në kodrën përballë Kalasë së Shkupit.

Është ngritur nga funksionari i lartë i Perandorisë Osmane, Mustafa Pasha, në vitin 1492.

Ka formë katrore me kupolë 16,3m, mbështetet  në katër shtylla  mermeri të cilat janë të lidhura në harqe gjysëmrrethi. Gjithë kjo pjesë është e mbuluar me tre kupolla të vogla. Minarja është e lartë 47 metra.

Në brendinë e xhamisë gjindet hapësira për falje, prej qindra vjetësh qytetarët muslimanë të  Shkupit,  falen në këtë xhami.

Sot kompleksi i xhamisë së Mustafa-Pashës, shërben jo vetëm si objekt ku bëhen ritualet fetare, por edhe  si qendër muzeale, e cila vizitohet rregullisht nga turuistët e huaj.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne