Rajoni

Xhamia në Bosnje hapet për herë të tretë

Një xhami 80-vjeçare në Bosnje dhe Hercegovinë u hap të hënën për ibadet për herën e tretë.

Xhamia Bajramoviç në fshatin Orahovica të qytetit jugor të Bileçës u shkatërrua dy herë gjatë Luftës së Dytë Botëtore dhe Luftës së Bosnjës.

Një xhemat i madh që përfshinte Ramiz Salkiç, nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

Në fjalimin e tij, Ramiz Salkiç u bëri thirrje boshnjakëve të qëndrojnë të bashkuar.

Duke thënë se një mesazh i paqes është dërguar me hapjen e xhamisë, Salkiç u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Bosnjë Hercegovinës të jetojnë së bashku.

“Ezani apo Thirrja për Namaz pas 26 vjetësh në këtë xhami, është një garanci se Ezani do të këndohet këtu deri në Ditën e Kijametit,” tha ai.

Xhamia Bajramoviç është ndërtuar në vitin 1934 dhe fillimisht është dëmtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë fillim të viteve 1960, xhamia u restaurua dhe u hap për ibadet. Megjithatë, ajo ishte shkatërruar përsëri nga trupat serbe në vitin 1992.

Për shkak të dëmit të shkaktuar, xhamia u mbyll për ibadet për 26 vjet.

Burimi : Anadolu Agency/ ML

Etiketa

OPINIONE