Xhunejdi, simboli i rezistencës palestineze mbetet në burg, shtyhet sërish kohëzgjatja e arrestit

RAMALLAH  – Gjykata ushtarake izraelite ka prolonguar deri të hënën kohëzgjatjen e arrestit të palestinezit 16-vjeçar Fevzi al-Xhunejdi, i cili u shndërrua në simbol të rezistencës për Kudsin me fotografinë e shkrepur teksa arrestohej me sy të mbyllur nga ana e një numri të madh të ushtarëve izraelitë.

Duke folur për AA pas gjyqit në Burgun Ushtarak Ofer në afërsi të Ramallahut, xhaxhai Reshat al-Xhunejdi tha se në seeancën e sotme, prokuroria ka prezantuar aktakuzën e përgatitur lidhur me nipin e tij.

Ai tha se nipi i tij akuzohet për hedhje gurësh në drejtim të ushtarëve izraelitë, duke shtuar se gjykata ka shtyrë seancën për të hënën, ndërsa deri atëherë ka marrë vendimin që Fevziu të qëndrojë në burgun ushtarak.

Xhaxhai Xhunejdi tha se nipi i tij në gjykatë ka refuzuar akuzën e cila i është ngarkuar.

“Nipi im refuzoi akuzën e prokurorisë për hedhje gurësh ndaj ushtarëve izraelitë. Ai tha se kishte dalë jashtë për të kryer disa nevoja të familjes së tij dhe se gjatë kësaj kohe ishte gjendur në mesin e incidenteve. Ai madje theksoi se duke ikur nga vendi i incidenteve dhe shok bombat, në një çast ishte vërshuar nga shumë ushtarë dhe i ishin lidhur sytë”, shpjegon xhaxahi Xhunejdi.

Xhunejdi 16-vjeçar do të paraqitet sërish para gjyqtarit ushtarak të hënën.

Fotografia e Fevzi al-Xhunejdit me sy të lidhur duke u arrestuar në El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor të okupuar nga më shumë se një duzinë ushtarë të armatosur rëndë, u përhap në rrjetet sociale javën e kaluar, ndërsa përdoruesit e tyre e dënuan forcën e tepruar të Izraelit ndaj fëmijëve.

Ai u arrestua në kohën teksa vazhdonin protestat kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Fevziu u shfaq para gjykatës edhe të hënën, kur po ashtu iu prolongua kohëzgjatja e arrestit për tri ditë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne