Rajoni Shqiperia

Yıldırım takohet në Stamboll me kryeministrin e Shqipërisë

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, dje në Stamboll është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Yıldırım dhe Rama janë takuar në Zyrën e Kryeminsitrit në Dolmabahçe, pas drekës së shtruar nga ana e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për nder të liderëve që kanë marrë pjesë në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës në rezidencën Mabeyn.

Të dy ministrat para takimit zhvilluan një shëtitje në oborrin e zyrës së kryeminsitrit. Gjatë kësaj kryeministri turk Yıldırım e njoftoi Ramën në lidhje me Gjirin e Bosforit si dhe vendet historike.

Takimi Yıldırım-Rama vazhdoi mbyllur për media dhe zgjati 30 minuta./ AA

OPINIONE