Zarif: Sanksionet amerikane një lloj lufte kundër kombit iranian

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, sanksionet e njëanshme të Amerikës kudër Iranit dhe presionet e imponuara ndaj popullit iranian i ka cilësuar një lloj lufte.

Muhamed Xhavad Zarif në intervistën e tij për kanalin turk TRT shtoi se Amerika me sanksionet kundër Iranit ka nisur një luftë ndaj vendit dhe presionet maksimale të Uashingtonit kundër Teheranit janë një lloj terrorizmi ekonomik. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se Amerika në realitet për realizimin e objektivave të saj politike ka vendosur presione maksimale kundër popullit të thjeshtë në Iran. Shefi i diplomacisë iraniane në këtë intervistë vuri në dukje se nga përkufizimi ndërkombëtar, terrorizmi ekonomik është një mjet që përdoret kundër civilëve për realizimin e objektivave politike dhe aktualisht Amerika duke përdorur këtë metodë po mundohet të ndryshojë politikat e Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje se duke pasur parasysh se Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit nuk është i njohur me krimet e luftës, ai bën mirë që të marrë një avokat. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.  /PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne