Zarif: Tensionet e rajonit janë reflektim i injorantes së Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se sulmi terrorist i Amerikës që vrau martir gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shtimi i tensioneve në rajonin e Azisë Perëndimore, janë reflektim dhe rezultat i injorantes dhe arrogancës së Amerikës.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e mërkurë në takimin vjetor të dialogut “RAISINA” në Nju Delhi të Indisë, deklaroi: “Amerikanët duke shkelur sovranitetin kombëtar të Irakut, kanë vrarë një komandant të respektueshëm të Irakut dhe ky veprim tregon injorancën dhe arrogancën e Amerikës”.

Zarif duke thënë se gjeneral Kasem Solejmani ishte e vetmja forcë efikase në luftën kundër terroristëve të ISIS, shtoi: “Nga atentati terrorist kundër gjeneral Solejmani, përveç presidentit amerikan Donald Trump dhe grupit terrorist ISIS, nuk është gëzuar askush tjetër dhe njerëzit në rajone të ndryshme të botës duke përfshirë edhe 430 rajone të Indisë, kanë përkujtuar me nderime të larta gjeneral Kasem Solejmani dhe kanë mbajtur zi për atë”.

Shefi i diplomacisë së Iranit duke thënë se populli i Irakut kërkon largimin e forcave ushtarake të Amerikës nga vendi i tij, theksoi: “Amerika ka shfrytëzuar bazat e saj ushtarake në Irak për të kryer një sulm terrorist për të vrarë një mysafir të Irakut dhe populli i Irakut nuk e përkrah këtë krim të Amerikës”.

Ministri i jashtëm iranian duke kritikuar daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe sabotimet e shteteve evropiane ndaj zbatimit të kësaj marrëveshje, deklaroi: “Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Evropa nuk ka zbatuar zotimet e veta, mirëpo në anën tjetër kërkon nga Irani që ta zbatojë plotësisht zotimet e veta në këtë marrëveshje. Bashkimi Evropian posedon ekonominë më të madhe, por ka frikë nga Amerika. Kompanitë e huaja janë larguar nga Irani pasi që evropianët kanë shkelur marrëveshjen bërthamore. Irani me anë të një letre dërguar në vitin 2018, ka qenë iniciator për fillimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore dhe ka theksuar se nëse evropianët do të zbatojnë zotimet e tyre, Irani do të kthehet në zbatimin e plotë të zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne