Zarif: Trump sheh ëndrra me sy hapur sa I përket bisedimeve dypalëshe

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu drejtuar presidentit amerikan Donald Trump deklaroi se përpjekja e Uashingtonit për bisedime dypalëshe është një imagjinatë boshe.

Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se e vetmja mundësi për negociata është në kuadër të grupit 5+1 dhe me kushtin e kthimit në gjendjen përpara vitit 2017. Përgjigjja e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit erdhi pasi më herët Donald Trump ka pretenduar se Irani është i gatshëm për bisedime me Amerikën por me kushtin që Amerika të heqë sanksionet.

Presidenti amerikan më pas vazhdoi me këtë mesazh qesharak duke thënë se Uashingtoni nuk është gati të pranojë këtë kusht. Autoritetet amerikane mes tyre presidenti Donald Trump kohët e fundit janë shprehur disa herë se synojnë mbajtjen e negociatave me Iranin. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë.

Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne