Bota

Zëdhënësi i Erdoganit: Shpresojmë që ShBA ti japin fund armatimit të YPG-së

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalin, bëri të ditur se operacioni “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë kundër elementeve terroriste, nuk ka asnjë ndikim negativ në ekonominë e vendit.

Në vlerësimin e tij të bërë rendit të ditës gjatë një konference për shtyp të organizuar në Presidencë, zëdhënësi Kalin tha se operacioni i filluar më 20 janar vazhdon ashtu siç është planifikuar dhe se deri më tani janë spastruar nga terroristët pikat e rëndësishme dhe zonat kritike.

Duke e bërë të ditur se gjatë operacionit deri më tani janë neutralizuar rreth 1 mijë terroristë, Kalin theksoi se Afrini do të spastrohet tërësisht nga elementet terroriste.

Zëdhënësi vuri në dukje se terroristët tani kanë filluar të kërkojnë zgjidhje të reja, ndërsa shtoi se “Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti japin fund sa më parë armatimit të YPG-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri”.

Ai shtoi se operacioni “Dega e Ullirit” nuk ka asnjë ndikim negativ në ekonominë e vendit dhe se nuk pret që të ketë edhe në të ardhmen.

Ibrahim Kalin gjithashtu tha se nuk bëhet fjalë për asnjë kontakt me regjimin sirianë dhe shtoi se “Aktualisht nuk bëhet fjalë për vendosjen e asnjë kontakti”.

Ndërkaq në lidhje me vizitat në nivel të lartë që do të bëhen nga ShBA-ja në Turqi, zëdhënësi tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të zhvillojë një vizitë në Ankara me kërkesë të tij.

Ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare të ShBA-së, McMaster do të vizitojë Turqinë si i ftuari i tij.

“Këto vizita janë shumë të rëndësishme. Sepse ne jemi duke bërë përpjekje për rivendosjen e besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por hapat konkrete që do ti hedh udhëheqja amerikane në terren janë ato që do të sigurojnë këtë besim. Ju e dini çështjen e mbështetjes së PYD-së, dini edhe për procesin gjyqësor kundër Hakan Atilla, ish-drejtorit të përgjithshëm të Halbankës. Këto janë zbatime të cilat nuk përputhen me parimin e aleatëve”, deklaroi Kalin.

Ndërkaq në lidhje me Konferencën e Dialogut Kombëtar Sirian të mbajtur në Soçi të Rusisë, Ibrahim Kalin rikujtoi se gjatë këtij samiti u jetuan disa mosmarrëveshje.

Duke vënë në dukje se regjimi sirianë ka bërë shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit në Idlib, zëdhënësi Kalin tha se “Aktualisht jemi duke punuar mbi samitin tresh në lidhje me procesin e Soçit. Së shpejti do të mund të organizojmë një samit të tillë”./ trt

OPINIONE