Zelanda e Re dhe Malajzia bëjnë thirrje për armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Gaza

Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon dh kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim bënë thirrje për armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Rripin e Gazës. Në një deklaratë nga faqja zyrtare e internetit të qeverisë së Zelandës së Re thuhet se Luxon u takua me kryeministrin Anwar në Malajzi në kuadër të vizitës së tij zyrtare treditore.

Në takim palët shprehën shqetësimet e tyre në lidhur me situatën humanitare në Gaza.

Palët theksuan se në Gaza ka nevojë në mënyrë serioze për ndihmë humanitare “të shpejtë, në përmasa të mëdha dhe të pandërprerë”, ndërsa bënë thirrje për armëpushim urgjent dhe të përhershëm.

Në takim iu bë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me maturi dhe të ulin tensionet për mos përhapjen e konflikteve./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne