Zelensky do takohet me Erdoganin por per cfare do diskutojne ?


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë nesër drejt Stambollit ku do të ketë një takim me homologun turk Recep Tayyip Erdogan përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik. Këtë e ka bërë të ditur gazeta proqeveritare turke Sabah, ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar.

Të dy liderët do të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe ndërdelegacionesh. Ata pritet të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit të luftës, si dhe iniciativën e grurit të Detit të Zi. Marrëveshja e grurit, e cila ka rëndësi në luftën kundër urisë në botë, do të përfundojë më 17 korrik.

Zyrtarët rusë kanë kercenuar se këtë muaj ata mund të bllokojnë zgjatjen e marrëveshjes, duke u ankuar se pjesë të marrëveshjes për të lejuar eksportet ruse kanë mbetur të paplotësuara nga perendimi sidomos ato te grurit dhe plehrave kimike/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne