OKB-ja dënon përdorimin e forcës nga ushtria pushtuese e Izraelit në sulmin ndaj Palestinës

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres i bëri thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar pas sulmit të tij në Jenin në Bregun Perëndimor ne Palestine.

OKB-ja ka denoncuar përdorimin ë forcës te ushtrise izraelite në operacionin e saj më të madh ushtarak në dy dekada që sulmoi një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i zemëruar nga sulmi brutal i izraelit në kampin e refugjatëve në Jenin, tha se me shume se dhjetë njerëz perfshire femije jane vrarë, 100 civilë të plagosur. Ai gjithashtu shtoi se ushtria pushtuese IIzraelite ka detyruar mijëra civile te largohen të largohen nga shtepite e tyre dhe ata nuk kane kursyer as shkollat ​​dhe spitalet duke i shkaterruar ato.
Uji dhe dhe rrjetet e energjisë elektrike u jane nderprere gjithashtu palestinezve.

Ai gjithashtu kritikoi Izraelin për parandalimin e personave të lënduar nga marrja e kujdesit mjekësor dhe punonjësve humanitarë për të arritur tek ata në nevojë.

“Unë dënoj fuqishëm të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve, përfshirë aktet e terrorit”, tha Guterres të enjten.

Shefi i OKB-së i bëri thirrje Izraelit “të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar”

“Përdorimi i sulmeve ajrore nuk është në përputhje me ligjin,” tha ai. Guterres i kujtoi Izraelit se “si fuqi pushtuese, ai ka përgjegjësinë të sigurojë që popullsia civile të mbrohet nga të gjitha aktet e dhunës”/Theguardian/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne