Zemërim në Kinë pas vdekjes së mjekut që denoncoi shpërthimin e virusit

Vdekja e mjekut kinez Li Wenliang që denoncoi shpërthimin e koronavirusit vdekjeprurës në Kinë, ka shkaktuar zemërim midis njerëzve.

Wenliang, i cili ishte oftalomolog në një spital në Wuhan, epiqendra e koronavirusit, i cili mori jetën e 637 personave, vdiq mëngjesin e sotëm, raportoi gazeta shtetërore “Global Times”.

Ai ishte në mesin e tetë personave të cilët më 30 dhjetor të vitit të kaluar informuan kolegët se Wuhani ishte goditur nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës, e ngjjshme me sëmundjen SARS të vitit 2003, shkruante e përditshmja.

Pas zbulimit të sëmundjes fatale, e cila deri tani ka prekur më shumë se 30 mijë njerëz në të gjithë globin, grupi prej tetë personash u thirr nga policia, u qortua për dhënien e detajeve të virusit dhe më vonë u detyrua të nënshkruaj një detyrim duke u zotuar që të mos zbulojnë më shumë detaje rreth epidemisë, thuhet më tej.

Virusi thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët, duke shkaktuar panik në të gjithë botën.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur virusin një emergjencë ndërkombëtare.

Spitali Qendror në Wuhan zbuloi se rreth orës 02:58 të mengjesit, sipas kohës lokale sot (18:58 sipas kohës së Evropës Qëndrore të enjten) Li Wenliang ndërroi jetë.

Më 30 dhjetor ishte pikërisht Wenliang që diagnostikoi një pacient me shenja të koronavirusit në formën SARS. Ai informoi miqtë dhe kolegët e tij dhe shpejt e pa veten në një stacion policie.

Ai u kthye në punë, por më 10 janar, ai thuhet se filloi kollitjen e ndjekur nga ethet. Li ishte shtruar në spital më 12 janar. Ai kishte ekzaminuar pacientët e infektuar me virus deri sa u pranua në spital.

Zeng Guang, epidemiologu kryesor në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC), th për “Global Times” se njerëzit duhet të duartrokasin tetë banorët e Wuhan.

“Ata u treguan të zgjuar para shpërthimit”, tha ai.

Duke shprehur keqardhje për vdekjen e Wenliang, populli kinez ka shprehur zemërimin kundër trajtimit të mjekut të ndjerë. Shumë njerëz kërkuan që autoritetet të kërkonin falje pas vdekjes së Wenliang.

“Askush prej policisë kurrë nuk ju ka kërkuar falje. Ju mund të jeni një hero kombëtar, por shkëputja nga detyra ju kushtoi me jetë, së bashku me disa qindra jetë të pafajshme”, citoi gazeta me qendër në Hong Kong “Morning Post”, të ketë thënë një përdoruesi kinez i rrjetit të mediave sociale Weibo.

Faqet kryesore të mediave sociale janë bllokuar në Kinë, ku njerëzit përdorin platforma të kufizuara si Weibo për bashkëbisedim.

“Qortimi i mjekut Wenliang do të jetë një turp në historinë anti-epidemike të Kinës. Mjeku paralajmëroi opinionin duke rrezikuar jetën e tij. Stacioni policor në Wuhan ende nuk e ka tërhequr këtë njoftim qortimi edhe pas vdekjes së tij”, tha një përdorues tjetër.

Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, tha: “Ne ndjejmë keqardhje të madhe kur ndëgjojmë për humbjen e çdo punonjësi në front që është angazhuar për t’u kujdesur për pacientët. Ne duhet ta nderojmë jetën e tij dhe të ndajmë dhimbjen me kolegët e tij”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne