Bota

Zgjedhjet dhe kushtetuta e re e Sirisë, tema qendrore të negociatave të Gjenevës

Zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të OKB për çështjen e Sirisë në Damask, pas takimit me zv/ministrin e jashtëm sirian, theksoi se bisedimet e ardhshme të Gjenevës do të përqendrohen në organizimin e zgjedhjeve dhe në përpilimin e kushtetutës së re të Sirisë.

Ramzi Ramzi, zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të OKB për çështjen e Sirisë, pas takimit të së shtunës me zëvendësministrin e Jashtëm sirian Faisal Megdad, shpresoi se raundi tjetër i bisedimeve në Gjenevë do të ndihmojë të lëvizë procesin politik për të zgjidhur krizën siriane. Po sot, Stefan de Mistura, i dërguari posaçëm i OKB për çështjen e Sirisë deklaroi se do të ftojë opozitën siriane të bazuar në Riad për të marrë pjesë në bisedimet e 28 nëntorit në Gjenevë. Nga ana tjetër, Busaina Shaban, këshilltare politike e presidentit sirian Bashar Asad, deklaroi se qeveria siriane ka marrë një qasje “pragmatike” dhe “largpamëse” në përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje politike për krizën siriane./ PT