Zgjedhjet komuniste në Shqipëri, një dështim total

Francesca Norton

Shqipëria zhvilloi të dielën zgjedhje shumë të diskutueshme, pavarësisht nga një dekret presidencial që shtyn zgjedhjet deri në tetor, por pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve bëri të dështonte rezultati i zgjedhjeve.

Të dielën, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale pavarësisht se në 30 bashki kishte vetëm një kandidat të regjistruar, duke i dhënë votuesit vetëm një zgjedhje në fletën e votimit – komunizmi i pastër. Në pjesën tjetër të komunave, kundërshtarët ishin vetëm kukulla politike që shërbenin për ta bërë atë të dukej si një proces zgjedhor demokratik.

Pavarësisht nga fakti se Partia Socialiste e Edi Ramës garonin të vetëm, procesi i votimit u administrua shumë keq. Kamerat e mbikqyrjes të instaluara mbi kutitë e votuesve shkelën privatësinë e votuesve. Punonjësit e shtetit u detyruan të dorëzonin kartat e tyre të identitetit dhe madje shqiptarët që jetonin jashtë vendit iu kërkua të votonin duke i dhënë detajet e kartës së identitetit përmes telefonit.

ODIHR monitoroi zgjedhjet, por kishte vetëm 250 vëzhgues për 5364 qendra votimi. Çfarë komedie!

Deri në mes të ditës, vetëm 12% e votuesve kishin marrë pjesë në procesin e votimit, por kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë shpalli se ai numër ishe i ekzagjeruar. Megjithatë, shqiptarët masivisht bojkotuan këto zgjedhje të stilit komunist. Në disa pjesë të Shqipërisë si Mallakstra dhe Lazarat, asnjë person i vetëm nuk votoi për kandidatin që konkuronte për bashkinë.

Me mbylljen e votimeve vetëm 15% e shqiptarëve votuan në zgjedhje. Megjithatë, disa orë pas përfundimit të procesit të votimit, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq në televizionin kombëtar duke u shfaqur si fitimtar dhe si hero – tipik i të gjithë diktatorëve në histori.

Edi Rama bëri gjithçka në fuqinë e tij dhe me çdo mjet të nevojshëm për të rritur përqindjen e pjesëmarrjes së votuesve, por në fund të fundit pjesëmarrja e ulët ishte e gjitha një goditje e madhe për fushatën e tij të çmendur dhe zbukurimin e shëmtuar.

Tani që procesi i votimit ka përfunduar, zyrtarët e qeverisë do të numërojnë votat dhe pastaj do të deklarojnë fituesit në një zgjedhje pa ndonjë kandidat të opozitës.

Presidenti Donald Trump sapo ka vizituar Korenë e Veriut, ai duhet të ndalet në rrugën e tij për në shtëpi, dhe të takohet me një tjetër Kim Jong-un të botës – Edi Ramën e Shqipërisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne