“Zjarrfikësit në Teatër fotografojnë të çarat e vjetra”. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Po ia faturojnë tërmetit të sotëm

Tërmeti i ditës së sotme në orën 11:00, me epiqendër në Durrës, u ndje dhe në Tiranë. Si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar disa godina.

Aleanca për Mbrojten e Teatrit, në një reagim në Facebook, publikuar dhe nga aktorët, shkruan se aktualisht te teatri ndodhen dhe punonjësit zjarrfikës. Në njoftim thuhet se po fotografojnë të çarat e vjetra, për t’ia faturuar tërmetit të sotëm.

“Po ndodh tek teatri: kanë ardhur punonjës të zjarrfikëses në teatër dhe po fotografojnë të çarat e vjetra, për t’ia faturuar tërmetit të sotëm.

Ps.Ju lutem shpërndajeni, pasi këta janë aq të paskrupullt sa janë në gjendje ta prishin vetë dhe të thonë e bëri tërmeti”, shkruhet në faqen e Facebook të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne