Shqiperia

Zjarri i madh në Kashar, kryebashkiaku Veliaj bën apel: Evitoni kalimin në këtë zonë

TIRANE– Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazine riciklimi mbetjesh në Kashar të Tiranës. Policia njofton se u sinjalizua për ngjarjen rreth orës 10:00.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili bën apel për të evituar kalimin në këtë zonë.

“Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!,” shkruan Veliaj në Twitter.

Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! ??

Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll! ?? pic.twitter.com/aTOxcMtfIu

— Erion Veliaj (@erionveliaj) April 22, 2018

Për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës. Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.

Si pasojë OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike në këtë zonë./ bw