Zvicra, masa shtesë për mbrojtjen e hebrenjve dhe myslimanëve

Detyrë e konceptit të ri të mbrojtjes është të shikojë se çfarë masash të mbrojtjes tashmë ekzistojnë, si financohen ato sot dhe çfarë kushtesh bazike dhe masash parandaluese janë të nevojshme

Konceptin do ta përpunojë Bashkësia e Zvicrës për Siguri (SVS). Në platformën politike të SVS janë të përfaqësuar krerët e departamentit (ministrisë) të drejtësisë dhe atij të mbrojtjes. Po ashtu vend në këtë organizëm do të kenë edhe kryetarët e konferencave kantonale të drejtorëve të policisë dhe të drejtësisë ashtu si dhe konferenca qeveritare për çështje ushtarake, mbrojtje civile dhe zjarrfikje.

Në konceptin e mbrojtjes, sipas komunikatës së dërguar nga federata, bën pjesë, veç tjerash një analizë e rrezikshmërisë, transmeton albinfo.ch. Konkretisht detyrë e konceptit është të shikojë se çfarë masash të mbrojtjes tashmë ekzistojnë, si financohen ato sot dhe çfarë kushtesh bazike dhe masash parandaluese janë të nevojshme. Po ashtu duhet të shihet se kush është përgjegjës për zbatimin dhe financimin e secilës masë veç e veç.

Lidhja e Shoqatave Izraelite të Zvicrës dhe Platforma e Hebrenjve Liberalë në një deklaratë e përshëndesin sidomos paralajmërimin se do të shqyrtohen masat e sigurisë, para së gjithash financimi dhe kostoja e sigurisë. Sipas tyre, edhe sot bashkësitë hebreite edhe sot e mbulojnë vetë koston e sigurisë duke shpenzuar miliona franga./ albinfo.ch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne