16 milionë fermerë indianë komunistë i bashkohen lëvizjes BDS kundër Izraelit

Fshatarë dhe fermerë, pjesëtarë të Partisë Komuniste të Indisë, në fillim të këtij muaji iu bashkuan lëvizjes BDS (bojkot, shpronesim, sanksione), e cila është një lëvizje kundër Izraelit.

Lajmi për vendimin e organizates “All India Kisan Sabha” (AIKS) krah i Partise Komuniste Indiane, e cila ka 16 milionë anëtarë, u raportua të hënën në faqen e internetit të lëvizjes BDS.

Në një deklaratë, organizata tha se mbështet përpjekjet e BDS-së për “të drejtat e popullit palestinez dhe është kundra zaptimit të sektorit bujqësor indian nga kompanitë izraelite”.

AIKS gjithashtu thotë se do të punojë për të “rritur ndërgjegjësimin midis fermerëve indianë për të parandaluar Izraelin dhe korporatat e saj për të korrur fitime në Indi të cilat financojnë pushtimin ushtarak dhe aparteidin në Palestinë”.

Koordinatori i Azisë Jugore i komitetit kombëtar të BDS-së palestineze tha se lëvizja i dërgoi një mesazh kryeministrit indian Narendra Modi dhe liderëve të Izraelit dhe SHBA-së.

“Duke iu bashkuar lëvizjes BDS, AIKS po i thotë jo politikës urryese të Kryeministrit Modi, Netanjahut dhe Trampit. Ne jemi te bashkuar për të ndërtuar një botë më të lirë, më të drejtë dhe të barabartë,” u tha në deklaratë.

Izraeli dhe India kanë lidhje të ngushta historike. Në korrik Modi vizitoi Izraelin, vizita e parë e një kreu indian në një festë të 25 vjetorit të themelimit të lidhjeve diplomatike midis dy vendeve.

Netanjahu njoftoi të hënën se po planifikon që në janar të udhëtojë në Indi si një vazhdim i vizitës së Modit.

Lëvizja BDS nxit bojkotin e produkteve dhe institucioneve izraelite, distancim dhe largim nga kompanitë dhe institucionet e implikuara në shkeljen e të drejtave palestineze (me investime në Izrael) dhe sanksione kundër Izraelit, të tilla si nxitja e refuzimit të anëtarësimit të saj në forumet ndërkombëtare.
Amanda Borschel-Dan kontribuoi në këtë raport./ Gazeta Impakt

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne