80-vjeçarja, Veliajt: Pse nuk del të na takojë? Nuk e hamë, jemi njerëz!

Një nënë rreth 80 vjeçe ka dalë në protestë me familjen e saj dhe dhjetra banorë të Unazës së Re përpara Bashkisë së Tiranës.

Me keqardhje dhe zhgënjim,  80-vjeçarja tha për mediat:

“Pres të dalë Erion Veliaj këtu. Kemi 30 vjet që kemi shtëpinë.

Ku të vemë ne tani?! Pse nuk del Erion Veliaj këtu? Ne nuk e hamë, ne jemi popull.

Pse nuk do ay? Ne nuk e hamë, jemi njerëz. Të dalë e të na zgjidhë problemin. Shumë keq…”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne